Të gjithë familjet konsumatore që nuk kanë matës të enegjisë elektrike në banesat e tyre ose e kanë të dëmtuar, konsumi i energjisë do të faturohet në formë aforfe. Kjo vjen pas një vendimi të ERE-s dhe do të aplikohet si më poshtë.
Faturimi aforfe për një familje në Tiranë brenda qytetit, do t'i llogaritet për 600 kilovat orë në dimër dhe 400 kilovat në verë.
Nga ana tjetër, për të njëjtën zonë, por për stinën e verës, një familje pa matës ose me matës të dëmtuar do të faturohet për 400 kilovat orë në qytet dhe 300 kilovat orë në fshat.
Qyteti i Durrësit do të faturohet për 500 kilovat orë në dimër, ndërsa fshatrat e tij për 400 kilovat orë. Ndërsa, në verë, qyteti do të faturohet për 400 kilovat orë, ndërsa fshatrat për 300 kilovat orë.
Për sa i përket Fierit, në dimër do të faturohet për 500 kilovat orë, ndërsa fshatrat për 350 kilovat orë. Ndërsa në verë, faturimi do të jetë për 400 kilovat orë për qytetin dhe 350 për fshatin.
ERE ka vendosur që faturimi amorfe të bëhet thuajse i njëjtë për të gjitha zonat e vendit, sipas ndarjes qytet-fshat.
Një faturë aforfe me 600 kilovat llogaritet të shkojë afro 7500 lekë të reja, (me TVSH)megjithatë për shumë familje kjo mund të jetë e vlefshme pasi do të mund të shpenzojnë shumë herë më shumë se kjo faturë.