A1 Report - Vlorë, Arkivi i Shtetit në rrezik ruhet në ambjente me lagështirë

2015-08-21 0

VLORË - Dosjet, dokumentet dhe vendime të ndryshme shtetërore ruhen në gjendje skandaloze, në ambjente të zhytura nga lagështira dhe mungesa e kushteve më minimale të ruajtjes së dokumenteve zyrtare. Qindra dokumente janë zhdukur në një ambjent të tillë, pasi janë dëmtuar për shkak të mungesës së mirëmbjatjes gjatë viteve. Ndërkohë që shumë të tjera, pavarësisht këmbanës së alarmit se dokumentet në këtë godinë jo vetëm që nuk ruhen por vetëm sa vijnë e dëmtohen, janë të vendosura njëra mbi tjetrën në mënyrë kaotike. Kështu, një situatë dramatike e ka cilësuar këtë situatë, drejtori i arkives për qarkun e Vlorës Auron Rrokaj, i cili ka marrë këtë post vetëm pak muaj më parë.

"Gjendja në Arkivin Shtetëror është dramatike. Gati në kufijtë e surreales. Që të ruash dokumentin në kushtet e lagështirës 80% që është sot, do të thotë që dokumentin nuk e ruan dot. Kërkohen urgjentisht të merren masa për ndryshimin e ambjenteve ose për pajisjen e këtyre ambjenteve me pajisje ventilimi për mbajtjen e një temperature dhe një lagështire konstante", thotë Drejtori i Arkivës për qarkun e Vlorës, Auron Rrokaj.


Ai thotë se janë dëmtuar dokumente zyrtare që datojnë që prej vitit 1945, ndërsa shton se një situatë e tillë ka qenë e qëllimshme

"Mendoj se është e qëllimshme sepse prej këtej burojnë dhe shumë probleme të tjera që kanë sensibilizuar mbarë opinionin publik, jo vetëm në qytetin e Vlorës, në qarkun e Vlorës, por edhe mbarë Shqipërinë. Arkivi ruan dokumentat që kanë të bëjnë me pronat, lejet e ndertimit, me gjithë vendimet që ka marrë shteti shqiptar apo dhe përpara shtetit shqiptar. Në arkivin tonë ruhen dokumentet e vitit 1945 e këtej", shprehet Rrokaj për mikrofonin e A1 Report.

Rrokaj thotë se me ndryshimin e pushteteve ka shpresa se do të merren masa për të dalë nga kjo situatë që po shkatërron memorien e një kombi, arkivin e shtetit.

Free Traffic Exchange