A1 Report - Lirimet e të arrestuarve për abuzime Visha: Gjyqësori pengon qeverinë

2015-08-21 0

TIRANE- Në një kohë kur mazhoranca ka nisur luftë pa kompromis ndaj korrupsionit, duke se ngërçi për të penalizuar personazhet vip në këtë betejë, qëndron tek drejtësia. Këtë analizë bën kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë Sajmir Visha, në një intervistë për "A1 Report", nisur nga rastet më të fundit, si dhe rastin e të hënës ku u lirua nga qelia kreu i Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu.

Visha shprehet mosbesues nëse drejtësia do të bashkëpunojë në luftën ndaj korrupsionit, në momentin që mazhoranca ka paralajmëruar se do të drejtohen drejt Prokurorisë.

Visha shkon më tej, ku thotë se nuk mund të luftohet korrupsioni duke mbajtur në burg vetëm avokatët pasi nuk kanë kallëzuar krimin.

E për këtë situatë për kreun e Avokatëve Penalistë ka një përgjegjës.