A1 Report - PD: Emërimet e paligjshme, qeveria shkel edhe aktin e saj antikushtetues

2015-08-21 0

TIRANE- Partia Demokratike ka vijuar sërish sulmet ndaj qeverisë për emërimët në administratë. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, tha se këto emërime janë të paligjshme, pasi "qeveria shkel edhe aktin e saj anti-kushtetues". Sipas Bylykbashit rekrutimet ndalohen sipas ligjin të vjetër që nga data 1 janar, duke u vijuar se "çdo vend vakant tashmë mund të plotësohet vetëm me procedurat e ligjit të ri të nëpunësit civil".

"Tashmë është fakt i njohur botërisht se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar aktin normativ me të cilin qeveria Rama-Meta shtyu për në datën 1 prill 2014 hyrjen në fuqi të ligjit të ri për nëpunësin civil.

Por qeveria vazhdon shkarkimet e nëpunësve dhe rekrutimet e paligjshme të militantëve socialiste sipas këtij akti normativ anti-kushtetues, dhe ne i kujtojmë kësaj qeverie se, që nga data 1 janar 2014, edhe sipas aktit normativ, ndalohet çdo rekrutim sipas ligjit të vjetër.

"Asnjë procedurë e re e plotëismit të një vendi të lirë, nuk fillon 3 muaj përpara datës së shtrirjes së efekteve të këtij ligji".

Sipas aktit normativ anti-kushtetues, ligji i ri hyn në fuqi më 1 prill 2014 dhe sipas nenit të mësipërm, duke filluar nga 3 muaj para 1 prillit, pra duke filluar nga data 1 janar, nuk mund të bëhet asnjë rekrutim i ri sipas ligjit të vjetër.

Edhe truku që kjo qeveri përdori në shkelje të Kushtetutës, duke filluar nga data 1 janar 2014, nuk funksionon më. Çdo vend vakant tashmë mund të plotësohet vetëm me procedurat e ligjit të ri të nëpunësit civil", tha Bylykbashi.