A1 Report - Egjipti voton sot për Kushtetutën e re nëpërmjet referendumit dy ditor

2015-08-21 0

Egjipti do të votojë për një Kushtetutë re, nëpërmjet një referundumi dy ditor. Votimet fillojnë ditën e martë dhe në rast se ky referendum miratohet do të hapë rrugën për zgjedhje të reja në vend.

Kushtetuta e re do të zëvendësonte atë të ish-Presidentit Mohammed Morsi, pak muaj para se të largohej me forcë nga pushteti nga ushtria egjiptiane.

Vëllazëria Myslimane, e etiketuar tashmë si një grup terrorist ka bojkotuar votimin. Rreth 200 mijë efektivë policie janë shpërndarë në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë. Por pak pas fillimit të votimit, një shpërthim u dëgjua pranë godinës së një gjykate në Kajro, por pa raportime për të vdekur.

Por më shumë se sa një Kushtetutë e re, këto votime shihen si një mënyrë për të larguar njëherë e përgjithmonë Morsin nga politika.
Kryeministri i përkohshëm Hazem Beblawi e quajti këtë referendum si momentin me kritik për të ardhmen e Egjiptit. Kushtetuta e re u hartua nga një komitet prej 50 anëtarësh, i cili përfshinte vetëm dy përfaqësues të partive islamiste.

Por cilat janë disa nga nenet e Kushtetutës?

Në rast miratimi Kushtetuta garanton:
1. Presidenti mund të shërbejë deri në dy mandate 4 vjeçare
2. Islamizmi mbetet feja kombëtare, por do të ketë liri të besimit në fe të tjera, duke mbrojtur kështu minoritetet në vend.
3. Shteti garanton "barazi me burrave dhe grave"
4. Partitë politike nuk mund të formohen në bazë të fesë, racës, seksit, apo shtrirjes gjeografike
5. Ushtria do të emërojë Ministrin e Brendshëm për dy mandatet e ardhshme presidenciale.

Kritikët ndërkohë thonë se Kushtetuta e re favorizon ushtrinë në kurriz të popullit. Ajo gjithashtu mban një dispozitë e cila lejon gjykimin e civilëve në gjykatat ushtarake dhe i jep ushtrisë kontroll në emërimin e Ministrit të Mbrojtjes për 8 vitet e ardhshme.

Free Traffic Exchange