A1 Report - Basha në Lezhe: Analize, do nxjerrim pergjegjesite per humbjen

2015-08-21 2

LEZHË - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me atë që e konsideron si mosmbajtje të premtimeve elektorale dhe shembjen e shtetit ligjor.

"Pasi harroi shumë shpejt premtimet e tij, qeveria e majtë ka harruar edhe qytetarët, ndaj i duhen shkurtuar ditët", deklaroi Basha gjatë takimit për 23 vjetorin e themelimit të PD-së në Lezhë.

Sipas kreut demokrat, Rama ka mashtruar shqiptarët dhe është përgjegjësi i vetëm për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. "Shembja e shtetit të së drejtës është e dukshme. U pa edhe sot kur në Lezhë filluan të duken maskat. Policia është nën trysninë e tmerrshme të drejtuesve të saj politikë", tha deklaroi Basha.

Sipas tij, PD do të nxjerrë përgjegjësitë për humbjen në zgjedhjet e 23 Qershorit, ndërsa ka bërë thirrje për bashkimin e të gjithë demokratëve në këtë parti.

"Rama duhet tu kërkojë të falur shqiptarëve që u ktheu kurrizin pas gënjeshtrave elektorale dhe shitblerjes së votës dhe për këtë të dytën nuk do të këtë asnjëherë pajtim, deri sa ato të jenë demokratike dhe sipas standarteve që kërkon Bashkimi Europian", ka thënë kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij.

Free Traffic Exchange