A1 Report - Zbardhet skema e re e pensioneve, ja si do te funksionoje

2015-08-21 0

TIRANE- Skema aktuale e pensioneve rezulton deficitare, në masën 42 miliardë lekë. Pikërisht për këtë arsye Ministria e Mirëqënies Sociale, nën varësinë e të cilës ka kaluar edhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore, ka parashikuar ndryshime rrënjësore të skemës, duke futur pensionin social, dhe hequr tavanin për pensionin maksimal dhe pagat mbi 75 mijë lekë të reja në muaj.

Ministria e Mirëqenies Sociale zbardh për herë të parë piketat se si do të funksionojë skema e re e pensioneve. Ata shpjegojnë se skemë e re nuk prek ata që janë aktualisht në moshë pensioni, por do të hyjë në fuqi për ata që janë nën 40 vjeç.

Sipas Këshilltarit të ministrit Veliaj për Pensionet, Enkelejd Musabelliu, janë disa arsyet që e detyruan qeverinë të ndërmarrë një reformë të tillë rrënjësore në skemën e pensioneve.

Skema aktuale e pensioneve rezulton në masën defiçitare. Nëse për të mbuluar skemën e pensioneve duhet të kontribuojnë me siguracione 6 persona për një pensionist, aktualisht raporti është 1.1 kontribues për një përfitues. Më konkretisht ne kemi 640 mijë kontribues dhe 561 mijë përfitues.

Skema e re synon të vendosë një pension dysheme, që të sigurojë minimumin jetik, pavarësisht se sa është masa e kontributit, dhe të heqë tavanin për pagat mbi 75 mijë lekë të reja në muaj, duke u lënë mundësi atyre ta përcaktojnë vetë masën e pensionit që duan të përfitojnë.

Free Traffic Exchange