A1 Report - Berat, parregullsi ne tregtimin e gazit te lengshëm, mbyllen 11 pika

2015-08-21 6

BERAT- Drejtoria e Emergjencave në Qarkun e Beratit ka mbyllur deri më tani 11 pika të tregtimit të gazit për parregullsi në aktivitet, ndërkohë që kontrolle janë ushtruar dhe në institucionet shtetërore dhe private.

Mësohet se kjo drejtori ka trashëguar një situatë problematike qoftë në teknikën e punës, por dhe përgatitjen e efektivit.

Këtë e deklaron në një komunikim me median drejtori i Drejtoris së Emergjencave dhe PMNZ-së, Luman Spathara.

Ai shprehet se prej disa ditësh puna është fokusuar në kontrollin e të gjitha pikave të tregtimit të gazit të lëngshëm, ndërsa thekson se asnjë pikë tregtimi gazi nuk do të ketë në të ardhmen në zonat e banuara.

Free Traffic Exchange