A1 Report - Zbulohen dokumentet, PD mban dy seli, RD ne seline e vjeter

2015-08-21 11

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh kryetari i PD-së, Lulzim Basha, shkel vendimin e qeverisë mbi pronësinë e selisë së vjetër të Partisë Demokratike. Sipas vendimit të miratuar nga qeveria Berisha, godina e selisë së vjetër të PD-së do të kalonte në pronësi të Bashkisë së Tiranës dhe do të përdorej në shërbim të çështjeve vendore. Por aktualisht kjo godinë është ende de fakto seli e Partisë Demokratike.

Që pas shpërnguljes së Partisë Demokratike në selinë e re të saj, Ish-shtëpina Qendrore të Ushtrisë Popullore, në godinën e vjetër vazhdon punën një organ tejtër i partisë, gazeta "Rilindja Demokratike". Kësisoj, kjo godinë është ende në pronësi të vetë PD-së, pavarësisht se vendimi i Këshillit të Ministrave nuk e lejon këtë gjë.

Në mbledhjen e qeverisë në ikje të Sali Berishës në datën 28 gusht të vitit 2013 u miratua vendimi i cili parashikonte se selia e vjetër e Partisë Demokratike do të kalonte në pronësi të Bashkisë së Tiranës pasi tani më, PD-ka kishte hipotekuar godinën e re ku do të vendosej, Ish-shtëpinë Qendrore të Ushtrisë Popullore (SHQUP).

Vendimi ishte i përbërë nga tri pika ku në njërën prej tyre ishte përcaktuar në mënyër abuzive se si do të përdorej selia e vjetër nga ana e Bashkisë së Tiranës. Në të thuhej vetëm se Bashkia Tiranë do ta përdrore godinën për interesa vendore, pra vetëm për punët e Bashkisë dhe jo te PD-së.

Konkretisht vendimi përcaktonte se : "1.Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të pasurisë nr.1/242, ndërtesë, me sipërfaqe 801.4m2, pasurisë nr.1/66, truall, me sipërfaqe 1266.6m2, dhe ndërtesë me sipërfaqe 183 m2, të ndodhur në zonën kadastrale 8150, Tiranë, sipas planimetrisë që I bashkëlidhet këtij vendimi, për t'u përdorur për interesa vendore.

2.Pronat e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, t'i shtohen listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të Bashkisë Tiranë, e cila I bashkëlidhet vendimit nr.834, ini 13.12.2003, të Këshillit të Ministrave. 3.Ngarkohen inistry I Brendshëm, Bashkia Tiranë dhe kryeregjistruesi I Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi".

Pra në as një pikë të saj nuk ka të përcaktuar se kjo godinë pronë publike nga Bashkia e Tiranës do të përdorej nga ana e Partisë Demokratike për të ushtruar aktivitetin e saj forca më e madhe opozitare. Kjo pasi gazeta "Rilindja Demokratike" është organ zyrtarë i Partisë Demokratike. E thënë ndryshe, i gjithë aktiviteti i PD-së është i pasqyruar tek kjo gazetë, pra është zëri zyrtarë i kësaj force politike.

Partia Demokratike duke mos zbatuar këtë vendim krijon një shkelje flagrante të një vendimi të qeverisë shqiptare, edhe pse ishte i ish-kryetarit të tyre që e miratoi. Sali Berisha në atë kohë i bëri një nder PD-së duke i falur një godinë më të madhe dhe selinë e vjetër duke ia dha sërish në pronësi Bashkisë së Tiranës, që e drejton kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Por godina e vjetër nuk duhej që të ishte nën administrimin e PD-së, çka do të...

Free Traffic Exchange