Katër sharrat e gjetura e burgun e Drenovës janë futur me ndihmën e oficerëve të burgut nëpërmjet ushqimeve për të burgosurit, në muajin maj të vitit 2013.
Lajmi konfirmohet nga burime pranë grupit të hetimit të Shërimit të Kontrollit të Brendshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve.
Hyrja e 4 sharrave në burgun e Drenovës, korrespondon edhe me momentin e transferimit në këtë burg të Admir Tafilit, i cili ka mbërritur në muajin prill të vitit 2013, nga qelitë e Fushë Krujës, ku po vuante dënimin.
Mjetet për prerjen e hekurave kanë hyrë me ushqimet për të burgosurin Dan Hutra, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e bashkshortes në Tiranë.
Fletët e sharrave u gjetën në një kuti shahu dhë në pjesën e brëndshme të një frigoriferi, në dhomën e të burgosurve Olsian Maçi, Albi Maçini, Ervis Lami e Daniel Kambellari.
Pervec sharrave, mësohet se në qeli u gjetën dhe 2 aparate celularë.
Të katër këta persona dyshohet të jenë bashkëpuntorë në arratisjen e nëntorit nga burgu I Drenovës.
Dy muaj më parë shtatë të burgosur me në krye Admir Tafilin u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë i Drenovës, për t`u arrestuar më pas policia në Përrenjas, Përmet, dhe në Greqi
Të gjitha pistat e hetimit të shërbimit të kontrollit të brendshëm, të shpien në një plan të mirëorganizuar për arratisjen e Admir Tafolit, Fran Marashit dhe 5 personave të tjerë, të nisur shumë muaj para se të bëhej arratisja në datën 23 nëntor 2013.