Siguria "e brishtë" në burgun e Drenovës. Zbardhen detajet sesi u futën sharrat nëpërmjet ushqimeve

2015-08-21 1

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të tjera të dhëna lidhur me sharrat e gjetura në burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë. Mësohet se fletët e sharrave ishin fshehur në dhomën e Dan Hutrës, i cili po kryen një dënim 25-vjeçar për vrasje, në këtë burg të sigurisë së lartë. Dyshohet që sharrat u futën brendësi të burgut nëpërmjet ushqimeve që familjarët i dërgojnë të afërmve të tyre në qeli.