Përdorimi i alkolit dhe drogave që në moshë të herëshme vazhdon të jetë një problem shqetësues për shoqërinë shqiptare. Në një prononcim për Channel One, shefi i toksikologjisë Zeni Sula shprehet se personat minorenë janë më të rrezikuarit pasi po fillojnë përdorimin e drogave që në moshën 12 vjeçare.