Shërbimi Social Rajonal në Lushnje, ka marrë në mbrojtje 13-vjeçaren me inicialet M. L., e cila ka akuzuar për përdhunim babanë dhe dy kushërinjtë e saj. Në njoftimin e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, thuhet se, nën kujdes është marrë edhe gjyshi të miturës së dhunuar me qëllim ofrimin e ndihmës së nevojshme.