A1 Report - Lushnje, u perdhunua nga i ati merren ne mbrojtje e mitura

2015-08-21 0

Shërbimi Social Rajonal në Lushnje, ka marrë në mbrojtje 13-vjeçaren me inicialet M. L., e cila ka akuzuar për përdhunim babanë dhe dy kushërinjtë e saj.

Burime nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, kanë bërë të ditur se, nën kujdes është marrë edhe gjyshi të miturës së dhunuar me qëllim ofrimin e ndihmës së nevojshme.

Sipas ministrisë, për vajzën do të vazhdojë puna me autoritetet vendore për kujdes afatgjatë. 13-vjeçarja e denoncoi përdhunimin ditën e premte (10 janar 2014).

Ajo akuzonte babain e saj dhe dy kushërinjtë se kishin ushtruar dhunë seksuale ndaj saj, disa herë.

13- vjeçarja me inicialet M.L e cila akuzon të atin dhe dy kushërinj të saj për marrëdhënie seksuale me dhunë ka treguar se është bërë pre e kësaj dhune në nëntor e në dhjetor të 2013. Ajo thotë se nuk kishte bërë denoncim në polici, pasi i ati e kishte kërcënuar se do ta vriste, ndërsa kërkon ndihmë nga shteti për mbrojtjen e saj dhe të gjyshit me të cilin ajo jetonte.

"Babai më ka përdhunuar njëherë në nëntor dhe një herë në dhjetor. Unë kisha frikë të denoncoja se babai më thoshte që po të tregoja do më vriste edhe mua dhe gjyshin. Ndërsa nga djemtë e tjerë vetëm A.L dhe B.L më kanë prekur kurse F. është i pafajshëm. Kërkoj ndihmë nga shteti"- ka treguar për A1Report vajza e abuzuar.

Free Traffic Exchange