VLORË - Kryetari i PD Lulzim Basha është ndalur sot në Vlorë në kremtimin e 23 vjetorit të krijimit të degës së PD në qytet. Basha ka theksuar në fjalën e tij se Partia Demokratike ka marrë gjithmonë një frymëzim të madh nga Vlora, e cila i ka dhënë çdo demokrati dhe çdo shqiptari, një mesazh të madh për të mos u shkurajuar nga humbja, pasi vizioni, rezistenca dhe vendosmëria do t'i kthejë sërisht fitues.
Para demokrateve të Vlorës, Basha u ndal dhe tek humba e shansit për statusin e vendit kandidat. Pavarësisht arsyeve që kryeministri mundohet t'u servirë shqiptarëvë sipas kreut të opozitës Basha, Brukseli e bëri të ditur qartësisht arsyen e refuzimit të tij, dhe kjo lidhet me qendrimin që zoti Rama ka ndaj opozitës së vendit.
"Dje nga Brukseli ka marrë sërish një shpjegim të qartë dhe pa ekuivoke për arsyet e refuzimit të statusit të vendit kandidat. Nuk janë ekstremistët europianë dhe alibi të tjera që i ka përdorur për tu justifikuar para shqiptarëve por është ajo që ne si opozitë e kemi thënë që në fillim, që kur nisi me shkelmimin e konsensusit për ligjin e "Nëpunësit civil", me gjuetinë e tij të shtrigave në Policinë e Shtetit, me gjuetinë e shtrigave kundër kundërshtarit politik dhe me sjelljen e tij arrogante antidemokratike në Kuvendin e Shqipërisë, me gjuhën e tij deri në urrejtje ndaj opozitës së vendit. Dje ia thanë më qartë se kurrë nga krahu i tij politik, nga e majta europiane, se secili prej tre vendeve aspirante të rajonit e ka nga një problem, nga një problem që pengon rrugëtimin e mëtejshëm europian të tyre.
Serbia ka problemin me Kosovën, Maqedonia ka problemin me Greqinë për shkak të emrit, Shqipëria ka problemin e tensionit të qeverisë me opozitën. Ramës nuk i falet dhe nuk mund t'ia falim që ka krijuar me opozitën e vendit të tij, në sytë e BE një problem të krahasueshëm të gjykimit për vendin dhe për integrimin me atë që ka Serbia me Kosovën. Me këtë konfliktualitet, me këtë agresivitet, me këtë negativitetet që pa dyshim buron nga pasiguria dhe paaftësia e tij për t'u siguruar shqiptarëve atë që premtoi me 23 qershor, Edi Rama po mbetet ditë për ditë, madje orë për orë mbrapa, mbrapa shqiptarëve, mbrapa Shqipërisë, mbrapa botës, mbrapa Europës", tha Basha.
Duke u ndalur tek situata ekonomike, zoti Basha tha se sot shqiptarët po përballen me efektet e paketës së re fiskale, rritje çmimesh, rritje pasigurie, ulje investimesh, shkatërrim të vendeve të punës dhe çdo shqiptar paguan më shumë nga 1 janari. Në projektbuxhetin e ri, u shpreh zoti Basha, qeveria jo vetëm nuk ka jetësuar asnjë politikë punëdhënëse apo punë nxitëse, por garanton me të dyja duart asfiksimin e motorit të zhvillimit në Shqipëri që është sipërmarrja e lirë, s'ka legalizime falas, s'ka shëndetësi falas. Përballe kësaj situate që po e zhyt vendin gjithnjë e më shumë në krizë, kryetari i PD ka kërkuar nga demokratet të bashkohen nga themeluesit, tek qendrestarët, nga anëtarët e parë të PD-së, tek rinia demokrate e mrekullueshme e Vlorës që është sh...