A1 Report - Konferenca:Aparaturat mjekesore celularet shkaktojne kancer

2015-08-21 0

TIRANË - Ekspozimi ndaj ekzaminimeve të shpeshta mjekësore, por edhe valët që lëshojnë celularët mund të jetë faktorë për të shkaktuar kancerin e tiroideve. Në konferencën mjekësore të organizuar nga fakulteti i Mjekësisë, ekspertët kanë theksuar faktin se kjo sëmundje prek kryesisht,moshat e reja nën 50 vjeç.

Jo vetëm mungesa e jodit, por tashmë edhe rrezatimet nga ekzaminimet e shumta mjekësore, apo valët e celularëve, mund të jenë shkatarë të kancerit të gjndrave titoide. Në konferencën e shkencave mjekësore të organizuar nga Fakulteti i Mjekësisë, ekspertët kanë ngritur alarmin se kjo diagnozë prek kryesisht ata që janë nën 50 vjeç.

E peranishme në këtë konferencë shkencore, zv/ministrja e arsimit, Nora Malaj, ka deklaruar se 2014 në Ministrinë e Arsimit do të nisë me një reformë të madhe në sistemin e Bolonjës, që do të prekë të gjithë universitetet, përfshirë edhe atë të Mjekësisë, për t'u konsoliduar më tej.

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa, ka deklaruar se për momentin kërkimi shkencor është ndërprerë, por ai shpreson që kjo të një problem i momentit dhe që shumë shpejt të hyjë në rrugën e zgjidhjes.

Free Traffic Exchange