A1 Report - Rama: Mbledhja e Prizrenit nuk cenon kufijte,takimi 2-te:Vlora

2015-08-21 0

TIRANE- Dita e sotme është një ditë historike për Shqipërinë dhe Kosovën.

"Vendi i shenjtë i zanafillës së rilinjdes kombëtare shqiptare" (siç, e cilësoi kryeministri Hashim Thaçi) aty ku gati 136 vjet më parë u mbajt Lidhja Shqiptare e Prizrenit, sot bashkoi në një tryezë kabinetet e dy qeverive shqiptare dhe dy kryeminsitrat nënshkruan dokumentin e bashkëpunimit strategjik mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës.

Si për kryeministrin Rama ashtu dhe për kryeministrin Thaçi mbledhja e sotme është fillimi i një bashkëpunimi të ri, një epoke të re mes dy shteteve shqiptare, frymëzuar nga bashkëpunimi i kahershëm i vendeve të Beneluksit në këtë kohë të re që ka nisur për Europën juglindore.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama donte të nënvizonte që në krye të herës se kufiri mes Shqipërisë e Kosovës është shumë i qartë e i patjetërsueshëm dhe kjo mbledhje ka qëllim vetëm thellimin e bashkëpunimit.

Takimi i nisur në orën 11.00 u hap nga fjala e kryeministrit të Kosovës ,z.Hashim Thaçi, i cili vlerësoi rëndësinë e kësaj mbledhjeje si një moment historik për të dy popujt.

Mbledhja përfundoi në orën 13:00 dhe më pas u kurorëzua me nënshkrimin nga dy kryeministrat e deklaratës së përbashkët për bashkëpunim dhe partneritet strategjik midis Shqipërisë e Kosovës duke pasur në fokus mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të qytetarëve e shqiptarëve kudo që jetojnë.

Më pas ministrat nënshkruan marrëveshja midis dy qeverive për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës në lehtësimin e tregtisë dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit evropian.

MBLEDHJA, GUR THEMELTAR PER RRUGEN E RE
"Ishte një mbledhje pune që vuri një gur themeltar duke çelur një rrugë të re për zhvillimin e gjithëanshëm ekonomik social e kulturor në dy shtetet tona dhe mbarë hapësirën shqiptare që përkufizojnë këto dy shtete. Deklarata e përbashkët për bashkëpunim është gur i themelit të një strategjie të përbashkët për zbatimin e politikave të përbashkëta në planin ekonomik, social e kulturor. Të gjitha janë në funksion të jetës së përditshme të shqiptarëve tanë të dy shteteve tona, në funksion të jetës së gjeneratave të tjera"- tha Rama në konferencën e përbashkët për shtyp duke informuar se mbledhja e dytë e përbashkët do të mbahet në Vlorë.

"Mbledhja e përbashkët do të pasohet nga një e dytë që mbetet për tu përcaktuar si datë nga ministrat e Jashtëm. Mes fundit të majit e qershorit mbledhja do të mbahet në Vlorë. Në këtë mbledhje do të përcaktohen edhe hapat e reja të bashkëpunimit."- tha më tej Rama.

Ky kapitull i ri, uroj të arrijë synimet e dëshiruara nga qytetarët, t'i shërbejë zhvillimit të dy vendeve dhe rajonit për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë europiane dhe rajonin europian"- tha Thaçi.

RAMA: MBLEDHJA E PERBASHKET, NUK CENON KUFIJTE
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama donte të nënvizonte që në krye të herës se kufiri mes Shqipërisë e Kosovës është shumë i qartë e i patjetërsueshëm dhe kjo mb...

Free Traffic Exchange