A1 Report - Parandalohet arratisja e dyte nga burgu i sigurise se larte i Drenoves

2015-08-21 23

KORCE- Një arratisje e mundshme nga burgu i Sigurisë së lartë të Drenovës është arritur të shmanget gati dy muaj pasi nga ky burg arritën të largoheshin 7 të burgosur mes tyre dhe Admir Tafili.

Nga të dhënat e para mësohet janë gjetur 4 fletë sharre hekuri në sektorin e paraburgimit, pikërisht në qelitë e 3 të burgosurve të cilët kanë ndihmuar në arratisjen e bujshme të 23 nëntorit.

Fletët e sharrave janë gjetur në një kuti shahu, që i përkisnin të burgosurve Olsian Maçi, Albi Maçini, Ervis Lami e Daniel Kambellari dhe që dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë në arratisjen e Tafilit dhe Marashit.

Një grup kontrolli i mbërritur nga Tirana kishte bërë një kontroll mbrëmjen e djeshme në qelitë e burgut dhe mësohet se rreth orës 23:00 janë gjetur fletët e sharrave në dhomën e 4 të rinjve. Gjithashtu në qeli u gjetën dhe dy telefona celularë, që i përkisnin të dënuarve Durim Leka dhe Almarin Muça.


Sharrat dhe celularët janë gjetur të fshehura në një frigorifer dhe në një kuti shahu, të cilat dyshohet të jetë future njëkohësisht me frigoriferin ku ishin fshehur dhe armët automatik të pëdorur në arratisjen e nëntorit.

Aktulaisht në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës kontrollet dhe siguria kryhen nga grupe të gatshme nga Tirana, pasi i gjithë stafi i mëparshëm u shkarkua për shkak të arratisjes së nëntorit.

Drejtoria e përgjithshme e burgjeve përmes një njoftimi për shtyp informoi se kanë nisur hetimet në bashkëpunim me prokurorinë e Korcës për të zbardhur dinamikën e tentativës së arratisjes.

NJOFTIMI I DREJTORISE SE PERGJITHSHME TE BURGJEVE
"Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije, se më dt. 10.01.2014, ora 21:00- 23:00, grupi i DAP-it ka kryer një kontroll në IEVP Drenovë, Korçë, nga ku ka rezultuar gjetja e sendeve të ndaluara

Nga kontrolli i ushtruar në regjimin e brendshëm të të dënuarve në sektorin e sigurisë së lartë dhe sektorin e paraburgimit, grupi i Transferim- Shoqërimeve dhe Sigurisë (DAP) të D.P.B, nën drejtimin e Drejtorit të Policisë së Burgjeve, z. Pal Marku, janë gjetur dy telefona celularë, që i përkisnin të dënuarve Durim Leka dhe Almarin Muça.
Gjithashtu, nga kontrolli në sektorin e paraburgimit u gjetën katër fletë sharre të fshehura në një kuti shahu, që i përkisnin shtetasve Olsian Maçi, Albi Maçini, Ervis Lami e Daniel Kambellari.

Për të dyja rastet u përpilua raport- shërbimi, u mor masa disiplinore e veçimit, si dhe u njoftua Prokuroria e Korçës. Për këtë ngjarje kanë nisur tashmë hetimet dhe media e publiku do të informohen në vazhdimësi."