A1 Report - Greqia kunder shkaterrimit te armeve kimike siriane ne Mesdhe

2015-08-21 0

Greqia reagon pas lajmit se armët kimike siriane do të shkatërrohen në Mesdhe, në zonën jug-perëndimore të Kretës.

Pak ditë më parë nisi edhe transportimi i armëve kimike nga Porti i Latakias në Siri dhe BBC, nëpërmjet një harte, zbardhi edhe itenerarin e lëvizjes dhe të vendosjes përfundimtare, për shkatërrim të armëve kimike të Sirisë.

Sipas kësaj harte, armët kimike po transportohen nëpërmjet disa kamionëve nga zonat ku ato ndodhen në Siri, për në Portin e Latakias, nga ky port po bëhet edhe transportimi i tyre drejt një porti të paidentifikuar në Itali, mes Rajonit të Puglias dhe Rajonit të Bazilikatës.

Prej aty do të karikohen në anijen amerikane Cape Ray, ku ndodhet edhe një impiant i cili do të bëjë shkatërrimin e tyre në Mesdhe, në një pikë detare, mes Greqisë, Italisë, Libisë dhe Maltës.

Por grekët e kundërshtojnë këtë gjë, deputetët e opozitës greke kërkuan interpelancë nga qeveria e tyre. Ka reaguar gjithashtu edhe Ekologjia e Blertë, e cila kërkon që sqarime nga Komisioni Europian, nëse ky i fundit është në dijeni të planit ose jo.

Pak ditë më parë edhe ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, bëri të ditur që mbetjet nga shkatërrimi i armëve kimike do të digjen në një impjant në Gjermani.

Ndërkohë mbikqyrësit e ONAK i kanë bërë thirrje qeverisë së Assad-it, që të përshpejtojë dorëzimin e kimikateve të mbetura. Ndërsa programi i shkatërrimit të armëve kimike, parashikohet të përfundojë më 30 qershor 2014-të.