A1 Report - Pjetrushi per 'A1 Report': Koçiu e Havari ne banden e Admir Tafilit

2015-08-21 13

NEVADA - Prel Pjetrushi me anë të një lidhje me Skype nga SHBA-ja për A1 Report, ka lëshuar akuzën e rëndë se Sokol Koçiu dhe Mit'hat Havari, dy ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, janë pjesë e bandës së Admir Tafilit, që kanë tradhëtuar policët në misionin e tyre fisnik.

Pjetrushi ka bere komentet e tij mbi deklaratat nga ish-drejtuesi i policisë së Shkodrës, Mit'hat Havari sot në një media mbi ngjarjen e Petrjushit.

Duke folur për akuzat e Mit'hat Havarit, ish-shefi i krimeve në Shkodër, Prel Pjetrushi ka deklaruar se, "kur Havari erdhi në Shkodër deklaroi se do të çarmatoste qytetin".

Pjetrushi, pasi ka deklaruar se ai vetë s'ka asgjë të përbashkët me një fis kriminelësh si ai i Admir Tafilit dhe se nuk ka frikë nga kriminelët as më parë dhe as sot, ka sqaruar se me fisin e Admir Tafilit i ka sqaruar të gjitha problemet që kanë pasur.

"Përsa i takon nipit të Tafilëve, unë dhe fisi im nuk ka dorë në këtë veprim dhe këtë e kemi thënë botërisht".

Petrjushi ka kërkuar që të hapet dosja "Zylyftari" dhe ka premtuar bashkëpunimin e tij me drejtësinë.

Si e komentoni dhunën ndaj 12-vjeçarit në Suedi dhe konfliktin me Admir Tafilin?
Për sa i përket ngjarjes i kam shpjeguar të gjitha me detaje në një media tjetër. Më shqetëson fakti se si ish-zyrtar i policisë së shtetit dhe herë pas herë në këtë ngjarje po dalin drejtues të lartë të policisë së kohës janë përfshirë në këtë ngjarje. Kjo më shqetëson. Dua të sqaroj deklaratën e ish-drejtuesit Mithat Havari. E kam thënë se për sa i përket nipit, djalit, se nuk e di a nipi a djali, sipas mediave, unë dhe fisi nuk kemi gisht në këtë punë. E kam sqaruar një herë e mirë. Unë kam 3 muaj që s'kam qenë në Shqipëri. Dhe me sa di nga komunikimet e fisit, kurrkush nuk thotë se kemi lidhje. Nuk kam asnjë vëlla, asnjë nga fisi im që ka lidhje me këtë ngjarje.

I keni lexuar deklaratat e ish-kreut të policisë, Mit'hat Havari sot në media dhe ç'komente keni?
Me deklaratën e Havarit jam njohur 8 orë pasi ka dalë atje, se isha në gjumë, këtej janë orare të tjera. Është bërë një emision në "Xhungël", ku ka folur Sokol Koçiu, që e ka manipuluar atë ngjarje, pasi ai ka qenë në burg me Tafilin. Koçiu ka qenë arrestuar për drogë dhe ka vuajtur në burg 9 muaj me Genc Tafilin. Në datën 7 shtator në orën 1 pas mesnate më ka marrë në telefon Agim Tafili, unë isha shef në Malësinë e madhe. Pas një atentati që më kishin bërë me plagosje, Tafili më ka kërkuar falje për atentatin ndaj meje, ku akuzonte me emër Sokol Koçiun dhe Sokol Koçiu provon të gjitha thëniet. Tani na del një zyrtar tjetër, një mik i ngushtë i Sokol Koçiut, ish-drejtori i policisë së Shkodrës në 1998. Në 1998, Neritan Ceka, ministër i asaj kohe ka ardhur për të propozuar Mithat Havarin. Pas disa ngjarjesh Mithat Havarin populli i Beratit e kishte marrë peng. Të gjitha mediat kanë shkruar për ngjarjen e Berartit. Kur ka ardhur në Shkodër, si drejtor policie Havari ka thënë se do çarmatos Shkodrën. Kur jemi futur në mbledhje ai tha se do u shq...