Rritet numri i fëmijeve me fruth

2015-08-21 2

Rritet numri i fëmijëve që vuajnë nga fruthi ose lija e dhenve. Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se në nivel shtetëror, në dy muajt e fundit, numri i fëmijëve është shtuar shumë. Vetëm në dhjetor janë infektuar 1 310 persona, ndërsa në nëntor u infektuan rreth 1 000, kryesisht në qytetet Shkup, Kumanovë dhe Manastir. Epidemiologët presin që numri të vazhdojë të rritet më tej.

"Në Shkup në dy muajt e fundit, kemi përjetuar një rritje të numrit të pacientëve. Më shpesh preken fëmijët nga kopshtet. Kemi të dhëna nga Qendra për Shëndet Publik në Shkup, se shumë kopshte dhe shkolla janë prekur nga lija e dhenve. Numri i pacientëve në muajin dhjetor në Shkup është rreth 450, në krahasim me muajin e kaluar, ka rritje prej 30 %", tha Gordana Kuzmanovska, epidemiologe në Institutin për Shëndet Publik.

Epidemiologët shpjegojnë se lija e dhenve paraqitet kryesisht në muajt e dimrit dhe përhapet deri në fillim të pranverës. Epidemi është deklaruar tani vetëm në Probishtip, deri tani me 120 persona të infektuar..

"Në dhjetor të vitit të kaluar, në klinikën për sëmundje infektive janë ekzaminuar 40 pacientë me një pasqyrë klinike të lisë së dhenve, prej ku 13 pacientë u shtruan në spital për shkak të komplikimeve, kryesisht me inflamacion në mushkëri. Krahasuar me vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë, u ekzaminuan 20 pacientë prej të cilëve 6 u shtruan në spital. Kështu, këtë vit kemi një rritje të numrit të pacientëve", deklaroi Sanja Petrushevska Marinkoviq, mjeke në klinikën infektive.

Epidemiologët rekomandojnë që prindërit të kujdesen për fëmijët e tyre dhe ata që tashmë janë infektuar, të mos shoqërohen në grupe, për të evituar kështu përhapjen e sëmundjes. Rekomandohet që të prekurit të qëndrojnë në shtëpi, të mos dalin në temperatura të ulëta dhe të marrin vitamina për të forcuar imunitetin. Bojana Simonoviq

Free Traffic Exchange