A1 Report - Lezhe, Ministri Veliaj me bizneset: Çdo gje per punesimin e te rinjve

2015-08-21 1

LEZHË - Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj ka garantuar bizneset që punësojnë të rinjtë, gra dhe vajza se do të përfitojnë përmes 3-fishimit te buxhetit për fondin e punësimit. Deklarata e tij erdhi nga qyteti i Lezhës, ku ministri Veliaj zhvilloi një vizitë në një fabrikë të përpunimit të peshkut ku janë punësuar rreth 500 punonjës. Veliaj theksoi se një ndër prioritetet e qeverisë është inkurajimi i biznesit në vend.

"Shumica e punëtorëve këtu, sidomos ata që janë nga menaxhimi i mesëm e poshtë, do të kenë më shumë para në fund të muajit prej taksës progresive. Po bëjmë një riformatim të zyrave të punës. Biznesmenë dhe sipërmarrës kanë interesa që ta hapin më shumë biznesin e tyre, të punësojnë më shumë njerëz, të transferohen në zona të tjera të Shqipërisë dhe detyra e qeverisë është të inkurajojë biznesin, të punësojë njerëz. Sot biznesi në Shqipëri punëson 5-fishin që punëson gjithë administrata publike, kështu që është mëse e natyrshme që teksa flasim për punësim t'i kthejmë sytë tek biznesi. Bëjmë çdo gjë që është e mundur që ne të përdorim fondin e punësimit për të subvencionuar biznese të tilla që punësojnë njerëz", u shpreh Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj.

Ai vuri theksin po ashtu se zyrat e punës do të japin mbështetje maksimale duke luajtur rolin e ndërmjetëses mes punëmarrësve e punëkërkuesve, por nga ana tjetër nëpërmjet inspektoriatit të punës do të monitorohet edhe siguria e sheëndeti në punë, paga e rregullt dhe e drejta për tu sindikalizuar.

Free Traffic Exchange