FRANCË - E përjavshmja franceze 'Closer', ka publikuar ditën e sotme disa foto ekskluzive që konfirmojnë zërat mbi një marrëdhënie sekrete mes Presidentit francez 59 --vjeçarit, François Hollande dhe aktores 41-vjeçare Julie Gayet e cila e ka filluar karrierën e saj si aktore, në vitin 1992.
Closer referon se lidhja e tyre daton nga fundi i dhjetorit dhe fillimi i janarit. Gjatë takimeve të tij me aktoren Gayet, kreu i shtetit shoqërohet vetëm nga një truprojë e tij, i cili është në dijeni të kësaj lidhje.
Gjithmonë sipas të përdishmes franceze, kjo situatë, mund të krijojë edhe situata të pakëndëshme, duke vënë në rrezik sigurinë e Presidenti, pasi ai lëviz pa eskortë.
Pak kohë më parë, vetë Presidenti Hollande, për shkrimet e shumta në shtypin rozë, përsa i përket kësaj lidhje, ishte shprehur pakënaqësinë e tij, përsa i përket ndërhyrjes në jetën private, duke nënvizuar se do e ndiqte rastin edhe në rrugë gjyqësore.
Zyrtarisht, Presidenti francez është divorcuar nga ish gruaja e tij, ish-kandidatja socialiste Segolene Royal, me të cilën ka 4 fëmijë.
Aktualisht, ai është i fejuar me gazetaren Valerie Trierëeiler që jeton me të, edhe pse aktualisht janë parë të bëjnë jetë të ndara.