A1 Report - Krimi në familje, sociologët: Ndikon situata ekonomike

2015-08-21 1

TIRANE- Vrasja e 4 personave para disa ditësh në Korçë, ka ngritur shumë pikëpyetje se ku po shkon shoqëria shqiptare dhe çfarë ndikimi përcjell tek qytetarët. Sociologët e lidhin këtë me një sërë faktorësh, ku kryesori mbeten problemet ekonomike. Psikologu Edmond Dargoti dhe sociologia Entela Binjaku i shpjegojnë lidhur me situaën ekonomike e sociale faktorët e krimit në familje. Ngjarjet e rënda që kanë tronditur së fundmi opinionin publik janë të pranishme më shumë zonat rurale, ku mentaliteti patriarkal është një fenomen mbizotërues. Gjatë vitit që lamë pas u vranë 22 gra në familje, dhe duket se vala e vrasjeve nuk po ndalet as në këtë fillimviti të 2014. Ngjarja që tronditi më shumë ishte ajo e Korçës ku një person ju mori jetën katër të tjerëve.