ELBASAN- Një 21-vjeçare nga Elbasani, Oltjana Saliasi, stundente të vitit të tretë dega Gazetari pranë universitetit "Aleksandër Xhuvani", prej javësh po lufton mes jetës dhe vdekjes në qendrën spitalore Universitare "Nënë Tereza"në kryeqytet.
21-vjecarja ka pësuar paralizë në 80% të trupit të saj, ndërsa vetëm kurimi jashtë vendit mund të ketë një impakt pozitiv për shëndetin e saj.
Familja e Oltjanës e ka të pamundur ta përballojë kurimin jashtë vendit, ndërsa shoqet dhe shokët e saj të fakultetit kanë filluar të mbledhin fonde në ambjentet e universitetit, teksa kanë hapur edhe një numër llogarie pranë "Raiffeisen Bank", për këdo që ka mundësi t'i bashkohet kësaj nisme.
Suada Tema një ndër mikeshat e 21-vjeçares, ndërsa jep detaje për sëmundjen e saj, ka një apel për këdo që mundet të kontribuojë për t'i ardhur në ndihmë.
Vendi i 21-vjeçares në auditoret e fakultetit prej kohësh qendron i boshatisur, por miqtë e saj nuk e kanë humbur shpresën së Oltjona do rikthehet aty, bashkë me vitalitetin dhe entuziazmin që e karakterizonte.
Numri i llogarisë që është hapur për këdo që ka mundësi t'i bashkohet nismës për të ndihmuar Oltjonën është 0000577745, pranë bankës "Raiffeisen".