Kanada, shënohet viktima e parë nga gripi i shpendëve H5N1

2015-08-21 2

KANADA - Shënohet viktima e parë në Kanada me virusin e gripit të shpendëve, H5N1 dhe kjo gjë konfrimohet nga ministrja e Shëndetësisë Kanadeze, Rona Ambrose.

Viktima e parë e këtij gripi, është verifikuar në Alberta, në perëndim të Kanadasë më 3 janar dhe siptomat e para kishin nisur më 27 dhejtor, në bordin e një avioni nga Kina në Kanada.

Bëhet fjalë për rastin e parë në qarkullim nga Kina dhe për këtë arsye, autoritetet kineze po bëjnë edhe verifikimet e mundshme edhe pse nuk janë bërë të ditur, identiteti dhe seksi i viktimës. Gjithashtu, nuk është i qartë fakti se si mund të jetë infektuar personi në fjalë.

Një nga mjekët që ka sqaruar dinamikat e rastit, Gregory Taylor, tha se viktima nuk kishte vizituar ndonjë fermë, apo merkato shpendësh, duke nënvizuar faktin që kishte vizituar vetëm Pekinin dhe asnjë qytet tjetër të Kinës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetëssisë, në mes të dhjetorit të vitit të kaluar, janë verifikuar 648 raste në njerëz, me gripin e pulave H5N1, të cilët janë konfimuar në laborator. Pjesa më e madhe e personave të infektuar, kanë qenë në Asi dhe 384 prej tyre, kanë provokuar edhe vdekjen e personave të prekur nga ky infeksion.

Ministrja e Shëndetësisë kanadeze, siguron se ajo që ndodhi në Alberta, është një rast i izoluar dhe se rreziku për qytetarët e tjerë, është shumë i ulët. Sipas mjekëve vendas, bëhet fjalë për një sëmundje jo të transmetueshme nga njeriu tek njeriu, por vetëm nëse jemi në kontakt me zona ku ka pasur shpendë të infektuar.