Shqipëri-Kosovë, ja marrëveshjet që firmosen të shtunën në Prizren

2015-08-21 3

TIRANE- Një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi dhe 2 projekte për Preshëvën pritet të firmosen nga dy kryeministrat shqiptarë, Edi Rama e Hashim Thaçi në mbledhjen që do të zhvillohet më 11 janar në Prizren.

Në një daljë për mediat ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito bëri publike disa detaje për takimin e përbashkët të dy qeverive, shqiptare dhe ajo e Kosovës që do të mbahet ditën e shtunë në Prizren.

Dalja publike e Haritos u bë pas takimit të gjatë që kabineti qeveritar ka zhvilluar me fokus, planifikimin, objektivat, dhe prioritetet e qeverisjes për 300 ditët, po ashtu, sot përfunduan dhe përgatitjet e takimit të përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe të qeverisë së Shqipërisë.

"Bazuar në eksperiencën pozitive të 100 ditëshit të parë, ne jemi besimplotë se përmes një plani konkret për çdo ministri, sigurisht të bazuar në programin tonë qeverisës, do të jemi në gjendje tu përgjigjemi pritshmërive shumë të larta të atyre që na kanë votuar dhe të gjithë shqiptarëve."- tha Harito.

MARREVESHJET QE SO FIRMOSEN
Harito bëri të ditur se në takim do të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi në fushën e transportit, integrimit dhe ekonomisë.
-Nënshkrimin e dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik midis dy vendeve;
-Nnënshkrimi i marrëveshjes midis dy qeverive për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë;
-Nënshkrimi i marrëveshjes mes dy qeverive për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës;
-Thellim të bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit evropian.

DY PROJEKTET E PRESHEVES
Një propozim për bashkëfinancim të pajisjeve mjekësore për maternitetin e Preshevës dhe miratimi i një propozimi për krijimin e një fondi të përbashkët për zhvillimin e Preshevës.

Në fund të takimit mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Shqipërisë, do të bëhet nënshkrimi formal i këtyre marrëveshjeve dhe gjithashtu të dy kryeministrat do ti përgjigjen interesit të mediave të pranishme aty.

Free Traffic Exchange