A1 Report - Masakra e Korçes, flet e motra: Bashkimi e kercenonte Danielen

2015-08-21 3

KORCE- Dy ditë pas masakrës së ndodhur mbrëmjen e 7 janarit në fshatin Gjonomadh të Korçës ku mbetën të vrarë katër përsona janë hedhur dritë me të tjera dëshmi rreth historisë së nisur vite më parë.

E motra e Daniela Meçollarit flet për një histori 5-vjeçare dashurie mes 30-vjeçares dhe autorit të masakrës, Bashkim Latollari.

Në një prononcim për median Mirhada Meti pranon se Daniela kishte lidhje intime dhe se e motra e donte, por nuk mund të ndahej nga bashkëshorti i saj për shkak të fëmijëve.

Sipas motrës, shkak i kësaj tradhëtie bashkëshortore ka qenë varfëria dhe problemet e saj me bashkëshortin.

"Daniela e donte, por nuk mund të ndahej, pasi nuk donte të linte fëmijët rrugëve."- thotë Mirhada Meti, dy ditë pasi Bashkim Latollari vrau Daniela dhe Beliman Meçollarin dhe dajën e këtij të fundit së bashku me nusen e tij, Rexhep dhe Valbona Metollari mbrëmjen e 7 janarit 2014 në fshatin Gjonomadh, 10 km larg Korçës.

Jo vetëm kaq. Raporti mes Danielës dhe autorit Bashkim Latollari kishte dhe momente të tjera.

Ajo thotë se Bashkimi insistonte, që Daniela të divorcohej duke shkuar deri në presion, duke e kërcënuar me thikë, që të ndante Belimanin dhe të bashkohej me të.

"Bashkimi e kërcënonte me thikë, që të linte burrin dhe të jetonte me të"- thotë ajo.

Sipas saj, autori e kishte kërcënuar viktimën se do ta vriste, por ajo kishte frikë të sinjalizonte policinë, ndërsa pak ditë para ngjarjes ai e kishte rrahur në mes të fshatit.

Ajo ka treguar se herën e fundit, kur ka takuar motrën e saj, i kishte pohuar se fëmija i vogël ishte i bashkëshortit të saj dhe se pretendimet e autorit nuk janë të vërteta.

"Dy ditë pas Vitit të Ri, Bashkimi e kërcënoi se do ta vriste. Më tregoi motra. Ajo më tha se kishte ankth."- tregon e motra.

Ajo tregon dhe një detaj tjetër nga lidhja martesore mes Danjelës dhe Belimanit. "I shoqi i Danielës luante kumar dhe i shiste të gjitha ca kishte në shtëpi" -- tregon ajo. Madje babai i Danielës bën me faj Belimanin si shkaktar të gjithë kësaj tragjedie.

Dy fëmijët jetimë, 4 dhe 6 vjeç tani do të jetojnë me gjyshërit e tyre nga mamaja. Apeli për ndihmë financiare është dëgjuar nga Shërbimi Social në Korçë, i cili ka vendosur të lidhë një pension prej 3 mijë lekësh të reja në muaj për secilin fëmijë.

Nga ana tjetër, familjarët e Beliman Meçollarit, por edhe çiftit Metollari kanë kërkuar që shteti të japë dënimin maksimal për autorin, pasi në të kundërt ata do të bëjnë vetëgjyqësi.

"Të varet. Të merret haku i motrës time "- thotë ajo.

E EMA E BASHKIM LATOLLARIT: SHTETI TE KETE MESHIRE
Përballë dhimbjes së familjarëve vjen drama e nënës së autorit, e cila tashmë ka tre djemtë në burg. E moshuara rrëfen frikën për nipin e saj, ndërsa kërkon mëshirë për djalin që vrau 4 persona.

Fidari Latollari i kërkon shtetit mëshirë dhe shton se nuk dinte asgjë për lidhjen që Bashkimi kishte me Danielën.

"Kërkojmë nga shteti mëshirë të mos e dënojë shumë. Është djalë i ri dhe unë kam mbetur vetëm, pasi jam e sëmurë"- t...