Qeveria vazhdon të heshtë për favorizimin e investitorëve të huaj

2015-08-21 1

Dita e dytë që qeveria heshtë nëse investitorët e huaj që punojnë në zonat e lira dhe marrin ndihma nga shteti në mënyrë të paligjshme shesin prodhimet e tyre në tregun e Maqedonisë. Përveç zëdhënësit të qeverisë sot nuk deshi të jep deklaratë edhe kryeministri, i cili nuk u ndal në thirrjet e gazetarëve të përgjigjet se cilat institucione dështuan në kontrollin e investitorëve të huaj.

Gruevski nuk u përgjigj nëse për shitjen e paligjshme të produkteve në tregun e Maqedonisë, që e vërtetoi Auditori Shtetëror, gjatë kontrolli të Agjencisë së Investimeve të Huaja, ka kontribuar edhe Dogana, Drejtoria e hyrave publike, Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës apo edhe Drejtoria për zonat industriale të menaxhuara nga Viktor Mizo. Ndryshe , sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore nuk është e ndershme shteti tu japë subvencione shtetërore investitorëve të huaj, dhe ata të shesin edhe në tregun e brendshëm.

Sipas ligjit për Zonat e lira teknologjike industriale kompanitë e huaja që operojnë në zonat janë të liruara nga pagesa e tatimit, doganat, të një pjese të detyrimeve ndaj punëtorëve, si dhe kanë një numër të madh të donacioneve financiare për ndërtimin e objekteve. Problemet se si shpenzohen dhe si kontrollohen këto fonde që i miraton qeveria drejtpërdrejtë, u zbuluan gjatë auditimit të punë së Agjencisë për investime të huaja të kryera në vitin 2012. Goran Temenugov