TIRANË - A1 Report sjell pamjet ku Skuadra e operacioneve speciale e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka ndërhyrë në momentin e duhur duke parandaluar një vrasje dhe ka vënë në pranga 5 persona.
Aksioni i policisë sic shihni në pamje u krye rreth orës 8:00 të së enjtes në Kamzës pranë rreth rrotullimi. Personat e arrestuar kanë qenë në survejmin policor pa e ditur dhe është vendosur të ndërhyhet pikërisht në momentin kur dhe prezenca e qytetarve ka qenë e pakët.
Katër vellëzërit Gëzim, Besnik, Agron dhe Sajmir Prelaj respektivisht, 41, 39, 37 dhe 31 vjeç, u arrestuan teksta udhëtonin me automjetit tip Benz me targa të Tiranës 3124 L. si edhe Xhevahir Hoxha, 27 vjeç bashkëpunëtori i tyre është personin të cilinin shihni në pamje ti afrohet automjetit të vëllezërve të shëkmbejë disa fjalë e më pas të largohet.
Sipas policisë, të arrestuarit kishin organizuar dhe do të ekzekutonin 43-vjeçarin Nik M., me të cilin kishin një konflikt të hershëm.
Policia sekuestroi një pistoletë TT, doreza metalike dhe leva hekuri me të cilat do të sulmonin 43-vjeçarin.
Të njëjtat burime thanë se vëllezërit Prelaj dhe 43-vjeçari janë konfliktuar dhe rrahur 3 muaj më parë, ndërsa vlerësimi i situatës dhe konfliktit të tyre solli që policia të zbulonte momentin kur do të kryhej sulmi hakmarrës.