A1 Report - Fier, hajdutët vjedhin kasafortën e komunës me 15 mijë lekë brenda

2015-08-21 1

FIER - Vidhet kasaforta e Komunës së Frakullit në Fier ku gjendeshin 15 mijë lekë dhe gjendet në afërsi të Tiranës në Vorë, në një automjet të braktisur.

Në kasafortë janë gjetur edhe disa mandate pagese.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë natës dhe Policia e Fierit ka nisur hetimet pas denoncimit të zyrtarëve të këtij institucioni.

Nga hetimet është mësuar se, grabitësit kanë hyrë në zyrën e financës duke thyer derën, që e kanë shqyer me levë. Grabitja ka ndodhur pavarësisht se, godinën e komunës e ruan një roje.

Mësohet se, veç kasafortës, autorët e grabitjes kanë marrë edhe disa dokumente që ndodheshin në zyrën e financës. Policia ka marrë dëshminë e rojes dhe ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve.

Policia dyshon se ngjarja nuk ka pasur synime grabitjeje por është më shumë një gjest hakmarrjeje.

Automjeti tip Furgon me targa AA158 CF u gjet i braktisur në zonën e Gjegj-Fushë të Vorës.