KORCE- E motra e Danjela Meçollarit flet për një histori 5 vjeçare dashurie mes 30 vjeçares dhe autorit të masakrës, Bashkim Latollari.
Në një prononcim për median Mihada Meti pranon se Danjela kishte lidhje intime dhe se e motra e donte por nuk mund të ndahej nga bashkëshorti i saj për shkak të fëmijëve.
"Danjela e donte por nuk mund të ndahej pasi nuk donte të linte fëmijët rrugëve."- thotë Mihada Meti, dy ditë pasi Bashkim Latollari vrau Danjela dhe Belimon Meçollarin dhe dajën e këtij të fundit së bashku me nusen e tij, Rexhep dhe Valbona Metollari.
Ajo tregon se Bashkimi shpesh i bënte presion Danjelës duke e kërcënuar me thikë që të ndante Belimonin dhe të bashkohej me të.
Ajo tregon dhe një detaj tjetër se bashkëshorti i Daniljes "luante kumar dhe i shiste te gjitha ca kishte në shtëpi"