A1 Report - PD, Ristani: Tahiri po manipulon opinionin me të dhënat për krimin

2015-08-21 1

TIRANE - Partia Demokratike ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë, këtë herë ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, duke thënë se, po manipulon me shifrat dhe nuk po tregohet transparente me popullin.

Gjatë nje deklarata për mediat, deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani, tha se: "Po nuk doli në media, nuk ka ndodhur". Kjo është filozofia e qeverisë dhe e Ministrit të Brendshëm përsa i përket luftës ndaj kriminalitetit".

"Me këtë orientim, Ministri i Brendshëm po synon të manipulojë të dhënat e kriminalitetit, sipas një mekanizmi të mirëorganizuar, që nis me mosregjistrimin e ngjarjeve në terren, dhe më tej akoma me përpjekjen për të ndikuar tek mediat në mosraportimin e lajmeve të kronikës së zezë", deklaroi Ristani.

Ristani është rikthyer edhe një herë shifrave të krimit në dhjetor 2013. "Në dhjetor, sipas burimeve zyrtare, kanë ndodhur dy ngjarje të rënda në Tiranë, një vendosje tritoli në një biznes në zonën e Pallatit me Shigjeta dhe një grabitje me armë në zonën e Yzberishtit, të dyja këto ngjarje që nuk janë pasqyruar në buletinet e policisë, ndërkohë informacioni nuk i është dhënë as medias".

"Gazetarët e kronikës së zezë të gazetave dhe televizioneve po kalojnë periudhën më të vështirë të punës së tyre, pasi deviza e Ministrit dhe e qeverisë është të mos konfirmohet informacioni, të mos flitet me mediat, në mënyrë që lajmet të mos botohen. Ka edhe me keq, gazetarëve sidomos në rrethe u bëhet presion nga shefat e komisariateve që të mos publikojnë ngjarje të caktuara. Fshehja e krimeve ka pasoja shumë të rënda publike", deklaroi Ristani gjatë fjalës së tij.

"E para, qytetarët e dëmtuar ndihen të tradhtuar kur shohin se ngjarja e rëndë ndaj tyre mbahet sekret.

E dyta, krimi vetë stimulohet edhe më shumë, duke qenë se nuk bëhet publik aktiviteti i tij.

I gjithë mekanizmi i manipulimit të të dhënave orkestrohet nga Ministri vetë, i cili është edhe kryeredaktori i buletineve të policisë, në kundërshtim me ligjin.

Kjo përpjekje nuk e rrit aspak sigurinë publike dhe nuk e ul kriminalitetin.

Në dy ditët e fundit kemi 5 të vrarë", theksoi gjatë fjalës së tij, deputeti demokrat, Arben Ristani.

Sipas Ristanit, "përplasje me armë e grabitje kudo, më të fundit në Vlorë, në Korcë, në Durrës ku agresorët kanë pasur edhe makinë me alarm policie. Grabitjet dhe maskat janë shtuar, sepse profesionistët e policisë janë zëvendësuar me militant. Pasiguria e qytetarëve është rritur, sepse Ministri i Brendshëm bën shfaqje mediatike dhe në vend të përgjegjësisë, ushtron trukimin e të dhënave".

"Gjobat dhe arbitrariteti i policisë ndaj qytetarëve jane shtuar. Qarkullon një urdhër në radhët e uniformave blu në Tiranë, se duhen vënë çdo ditë 1000 gjoba. Nuk ka rëndësi se sa shkelje ka, si dhe ku lëvizin qytetarët me automjetet e tyre. Qeverisë i duhen 1000 gjoba në ditë.

Ky është urdhër. Bravo çuna! Hakmerruni pa ligj e pa rregulla, por deri kur do mund ta bëni këtë? ", përfundoi deklaratën e tij, deputeti i PD-së, Arben Ris...