A1 Report - AK: Monopolet e trafikut ajror dhe detar vjedhin shqiptaret tek biletat

2015-08-21 0

TIRANË - Tregu i transportit detar dhe ajror janë të zhytur në abuzivizëm dhe pasojat i paguajnë qytetarët shqiptarë. Autoriteti i Konkurrencës ka pranuar pozitat monopol, që ekzistojnë qoftë dhe të fshehura në të dyja këto lloj transportesh.

Në një interviste për "A1 Report", kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Milo, ka deklaruar se skemat monopol në shërbimet e transportin detar dhe ajror e mbajnë këtë treg më të shtrenjtin në rajon.

Qytetarët shqiptarë janë të dënuar që të paguajnë bileta më të shtrenjta si për udhëtimet ajrore, ashtu dhe për ato detare. Autoriteti i Konkurrencës ka pranuar pozitat monopol, që ekzistojnë qoftë edhe të fshehura në tregun e transportit detar dhe ajror.

Gjatë një interviste për "A1 Report", kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Milo tregon se deri tani institucioni i saj ka hetuar mbi skemat monopol në transportin detar dhe ajror.

Sipas Milos, po të njëjtën problematikë, madje edhe më të madhe paraqet edhe tregu i transportit ajror, ku çmimet e diktuara kanë qenë dominuese në vitet e fundit.

Milo pranon faktin se ende Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit dhe kompania që e administron atë ruajnë pozita të pastra monopoli.

Gjatë vitit 2013 Autoriteti i Konkurrencës paraqiti dhe një studim mbi problematikat e tregut të transportit ajror, por duket se autoritetet e tjera shtetërore nuk i kanë marrë parasysh konstatimet. Për pasojë si transporti detar, ashtu dhe ai ajror vijojnë të lundrojnë në abuzivizëm.

Çmimi i biletave të trageteve në portin detar të Durrësit është shumë i lartë. Një fakt të tillë e kanë pohuar për kamerën e A1 Report emigrantët, të cilët shprehen se çmimi i biletave është më i lartë edhe në krahasim me vendet e rajonit.

Free Traffic Exchange