A1 Report - Transporti i armëve kimike, edhe një anije kineze e përfshirë në mision

2015-08-21 0

Pas anijes daneze e cila nisi ditën e djeshme transportin e sasisë së parë të armëve kimike siriane nga Porti i Latakias në Siri, edhe anija kineze "Yancheng", ka nisur misionin e saj në transportin e këtyre lëndëve të rrezikshme jashtë vendit. Këtë gjë e ka konfirmuar ministri i Jashtëm kinez dhe sipas një komunikate për shtyp, anija kineze ka hyrë në ujrat territoriale siriane, duke nisur kështu misionin e koordinimit me anijet e tjera të ardhura nga Rusia, Danimarka, Norvegjia.
Në këtë komunikatë, thuhet gjithashtu se Kina është një nga vendet që marrin pjesë në këtë operacion, në kuadër të apeleve të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për shkatërrimin e armëve kimike ONAK.
Të martën e 7 janarit, anija daneze nisi transportimin e sasisë së parë të armëve siriane, nga Porti i Latakias.
Danimarka dhe Norvegjia po ofrojnë anije mallrash dhe eskorta ushtarake për transportimin e substancave kimike, në një port italian, të pa cilësuar ende saktësisht, por nëse i referohemi kësaj harte, mendohet të jetë një zonë mes Rajonit të Puglia-s dhe Rajonit të Basilikatës, në Itali.
Nga destinacioni i tretë që është Italia, armët kimike do të karikohen në Anijen e Administratës Detare amerikane Cape Ray në det të hapur, në Mesdhe. Në brendësinë e kësaj anije do të kryhet edhe procesi i hidrolizës i projektuar nga Departamenti i Mbrojtjes për neutralizimin e komponentëve të armëve kimike me ujë dhe detergjente. Afati i fundit i përfundimit të programit të armëve kimike të Sirisë, është data 30 qershor 2014-të.

Free Traffic Exchange