(Pamje nga banesa ku u ekzekutua familja Meçollari).
KORÇË - Bën kërdinë nga xhelozia, duke vrarë me Kallashnikov katër vetë: ish-të dashurën dhe bashkëshortin e saj, si dhe dajën dhe bashkëshorten e këtij të fundit.
Shkak, sipas policisë, ka qenë mosdivorci i të dashurës prej bashkëshortit, por është kapur nga policia.
Po sipas policisë, Belimon e Daniela Meçollari, respektivisht 31 vjeç dhe 30 vjeç dhe Rexhep (daja i Belimonit) dhe Valentina Metollari janë vrarë nga bashkëfshatari i tyre, 40-vjeçari Bashkim Latollari në shenjë hakmarrjeje ndaj mosdivorcit të Belimonit dhe Danielës.
Pasioni dhe arma e hakmarrjes në duart e Bashkimit iu drejtua pa mëshirë edhe Rexhepit, dajës së rivalit të tij, Belimonit, i cili kishte luajtur rol për mosprishjen e familjes së nipit.
Dy të parët janë ekzekutuar nga dritarja e banesës së tyre në sy të dy fëmijeve të mitur, të cilët u kanë shpëtuar rastësisht breshërive të plumbave, që dilnin nga Kallashnikovi dhe xhelozia e çmendur e 40-vjeçarit.
Pas tyre Latollari ka shkuar drejt banesës së dajës së Belimonit dhe ka ekzekutuar atë bashkë me bashkëshorten, të cilët bënë rezistencë për mosdivorcin e mbesës.
Dy kufomat e para, edhe ish-e dashura jane hedhur ne ane te rruges në fshatin Gjonomadh në aksin rrugor Voskopojë-Korçë dhe jane gjetur aty nga kalimtarë të rastit.
Sipas policisë, shkak mendohet se ka qenë një lidhje intime e autorit të vrasjeve, Bashkim Latollarit me Daniela Meçollarin, e cila ndërkohë ishte edhe e martuar me Belimonin, por mbeti e vrarë nga ish-i dashuri i saj, që me sa duket nuk duronte dot që ajo të ishte e dikujt tjetër.
Policia po punon për zbardhjen e metejshme te dinamikës së plotë të krimeve makabre.
ORA 22:00 - AUTORI KA TENTUAR TË DIVORCOJË TË DASHURËN E MARTUAR
Prokurori i rrethit Korce, Alket Mersini, i cili ndodhet ne vendngjarje dhe ka marre drejtimin e hetimit per vrasjen e katerfishte, ne bashkepunim me policine. Sipas tij, dyshimet paraprake jane per nje lidhje jashtemartesore te autorit me nje prej viktimat. Autori i vrasjeve ka tentuar te divorcoje nenen e dy femijeve nga bashkeshorti, por pa ia arritur qellimit. Per me teper ka hasur ne rezistencen edhe te dajes se vajzes, te cilin e ka vrare bashke me te shoqen pak minuta pasi ka vrare ciftin e ri.
ORA: 21:35 - BASHKIM LATOLLARI, NJERI PROBLEMATIK NË FSHAT
Siç informon korrespondentja e "A1 Report: në Korçë, Ledjona Xheladinaj, duke iu referuar burimeve të policisë, Bashkim Latollari njihej si njeri problematik në fshat, pasi ai pinte alkool apo vidhte.
ORA: 21:15 - GJENDEN DY KUFOMA TË TJERA, EDHE DAJA ME GRUAN E AUTORIT, GJITHSEJ 4
Nuk kalojnë shumë minuta dhe policia gjen edhe dy viktima të tjera që kanë një autor: Bashkim Latollarin. Janë daja i Belimon Meçollarit me bashkëshorten e tij: Rexhep dhe Valentina Metollari.
ORA: 21:00 - ÇIFTI MEÇOLLARI ËSHTË VRARË NË SY TË FËMIJËVE TË MITUR
Sic raporton Lediona Xheladinaj nga Korça, çifti i bashkeshorteve Meçollari eshte vrare ne shtepine e tyre ne syte e f...