A1 Report - Shkoder, rritja e çmimit te naftes nuk ndikon tek bileta e urbaneve

2015-08-21 3

SHKODER- Pavarësisht rritjes së çmimit të naftës, çmimi i biletës së autobusëve urbanë në Shkodër nuk do të pësojë rritje. Ky fakt është theksuar nga kreu i shoqatës së Urbanëve në Shkodër, Besnik Kuqari, i cili tha se çmimi i biletës nuk do rritet për shkak të konkurrencës.

Por ajo çfarë është shqetësuese ka të bëjë me konkurrencën e pandershme.

Në qytetin e Shkodrës pjesa më e madhe e automjeteve janë të palicensuar, pasi shumë prej tyre, sidomos mjetet 6-vendeshe operojnë pa asnjë licencë, duke shkaktuar kaos çdo ditë në pikën e nisjes së autobusëve.

KUKËS, SHOQËRITË E TRANSPORTIT KËRKOJNË RRIGTJEN E ÇMIMIT TË BILETAVE
Ndërkohë e kundërta ka ndodhur në qarkun e Kukësit, pasi rritja e çmimit të karburantit ka nxitur kërkesat e shoqërive të transportit për rritjen e çmimit të biletave për autobusët që transportojnë pasagjerë, nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas.

Sipas drejtuesit të shoqërisë së Urbanëve në Kukës, Sadri Laci, rritja e çmimit të biletës është e pashmangshme për shkak të kostos së lartë.

Shoqëritë e transportit, duke parë rritjen e çmimit të naftës, thonë se ka vetëm një rrugë për parandalimin e rritjes së çmimit të biletave, ajo e rimbursimit të kësaj shume nga ana e shtetit.

Free Traffic Exchange