A1 Report - Spanje, vajza e mbretit nen hetim per mashtrim dhe pastrim te parave

2015-08-21 2

SPANJE- Një gjykatë në Spanjë ka hedhur në gjyq vajzën e mbretit të Spanjës, Huan Karlos për akuzën e mashtrimit dhe pastrimit të parave.

Vajza e mbretit, e quajtur Kristina, ka qenë e lidhur me çështjen e biznesit të burrit të saj, Inaki Urdangarin, i cili ka qenë nën hetim për shpërdorim detyre.

Deri tani princesha është e dyshuar dhe do të bëjë një paraqitje formale në Gjykatë në datën 8 mars të këtij viti. E bija më e vogël e mbretit është personi i parë i akuzuar nga të afërmit e Huan Karlos.

Vitin e kaluar bashkëshortit të vajzës së mbretit iu konfiskua banesa, pasi ai u akuzua se kishte shpërdorur miliona euro nga një fondacion bamirës.

Një nga pronat e konfiskuara është një shtëpi të madhe luksoze në periferi të Barcelonës që i përket Dukës së Palmas, bashkëshortit dhe Princeshë Kristinës.

Free Traffic Exchange