A1 Report - Aksidentet, bilanc lufte ne 2013, 2 mije aksidente me 290 te vdekur

2015-08-21 0

TIRANE - Aksidentet rrugore për vitin 2013 kanë shkaktuar 290 viktima. Një bilanc lufte, me 2 mijë aksidente në të gjitha akset rrugore të Shqipërisë. Këtë fakt e bën me dije shefi i Sektorit të Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Mitat Tola, i cili thotë se në 3 muajt e parë të vitit 2014-të masat e marra do sjellin ndryshimin e pritur.

E ndërsa policia rrugore është hedhur e gjitha në sulm për të sistemuar kaosin urban, gjatë përdorimit të rrugës nga drejtuesit e mjeteve, viti 2013 është mbyllur me një bilanc të frikshëm për sa i përket aksidenteve me 290 viktima. Këtë e bënë me dije për A1 Report shefi i Sektorit të Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Mitat Tola.

Sipas tij, për tre mujori i parë i këtij viti do të sjellë dhe ndryshimet e dukshme në respektim të kodit rrugor si dhe të infrastrukturës në sinjalistik.

E kur shkaqet janë nga më të ndryshmet nuk kanë munguar as shoferët e kallëzuar në prokurori për shkeljet rrugore, si dhe vendosja e policëve civil në semaforë për të ndëshkuar cilindo shkelës.

"Askush nuk do të jetë më i paprekshëm nga policia dhe të gjithë shkelësit do të ndëshkohen. Ne kemi hequr makinat e deputetëve që shkelnin rregullat dhe do të ndëshkohet kushdo", ka thënë Tola duke folur për A1 Report.