Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ishte i ftuari i sotëm në emisionin e "5 Pyetje nga Babaramo" në A1 Report. Beqja ka njoftuar se duke filluar nga dat 1 prill 2014 do të ulet me 20-25 % çmimi i barnave.
"S'do lëmë që një barnë të tregtohet me çmim më të lartë se në vendin ku është prodhuar". Deri tani ka pasur abuzime në çmime deri në 50-60% mbi vlerë.
Beqaj tregoi se në QSUT janë blerë sasi barnash për 12 vjet, të cilat kanë skaduar dhe kapin shifrën e 800-900 mijë dollarëve. Ndërsa shqetësimi më i madh sot për sot në shëndetësi është mungesa e mjekëve.