A1 Report - Permet, sekuestrohen 150 kg kanabis, ne kërkim disa persona

2015-08-21 2

PËRMET - Sekuestrohen në Peshtan të Përmetit, 150 kilogramë lëndë narkotike ndërsa, janë në kërkim transportuesit, me inicialet A. Sh., 27 vjeç dhe K. Xh, 25 vjeç, të dy nga Vlora.

Operacioni antidrogë i policisë ishte koduar "Çajupi", dhe është zhvilluar nga efektivët e sektorit Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet dhe Tepelenë.

Policia e Gjirokastrës kanë marrë informacion në rrugë operative se dy të rinj nga Vlora po transportonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga Lazarati në drejtim të Vlorës.

Menjëherë Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve janë vënë në ndjekje të automjetit, ku në operacion janë përfshirë edhe efektivat e Komisariatit të Policisë Përmet dhe Tepelenë.

Drejtuesi i automjetit xhip me targa te huaja, A. Sh., 27 vjeç dhe shoku i tij 25-vjeçari me inicialet K. Xh.., të dy nga Vlora, pasi kanë parë se të gjitha rrugët ishin bllokuar nga policia, kanë braktisur në hyrje të fshatit Peshtan lëndën narkotike dhe disa metra më tej edhe atutomjetin dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të pyllit.

Pas largimit, policia është vënë në ndjekje të tyre. Në vendngjarje u gjetën 115 pako me peshë të ndyshme rreth 150 kilogramë kanabis sativa.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "prodhim dhe shitje të Narkotikëve".

Free Traffic Exchange