A1 Report - Llalla urdheron prokuroret: Mbyllni dosjet e VIP-ave te nisura në 2013

2015-08-21 0

TIRANE- "Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe kontrollit të prokurorëve"- janë sfidat dhe fokusi i punës i prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2014.

Sfidat e institucionit u paraqitën sot nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla në një takim të zhvilluar me strukturat drejtuese të Prokurorisë së Përgjithshme.

Llalla u kërkoi prokurorëve të mbyllen hetimet e dosjeve VIP, atyre që kanë pasur një impakt në opinionin publik.

Pjesë e dosjeve në hetim të trashëguar nga 2013 është ajo dhe e ish ministrit të Mbrojtjes Arben Imami i akuzuar për shpërdorim detyre, apo të ish krerëve të Policisë së Shtetit.

TË MBYLLEN ÇËSHTJET E NISURA NE 2013
Prokurori i Përgjithshëm i dha porosi të veçantë Drejtorisë së Hetimit që të angazhohet maksimalisht në përmbylljen e hetimeve të çështjeve të nisura gjatë vitit 2013, duke vënë theksin, "sidomos tek ato çështje që kanë një impakt në opinionin publik".

Prokuroria kërkon nga Gjykata e Lartë nxjerrjen e vendimeve unifikuese, të cilat do të standartizojnë praktikën për trajtimin e njëjtë të rasteve të ngjashme. Për Prokurorin e Përgjithshëm, "unifikimi i praktikës gjyqësore do të jetë ndihmesë e rëndësishme përsa i përket racionalizimit të kohës dhe burimeve njerëzore në hetim dhe gjykim".


ME SHUME PROKURORE NE SITE
Llalla kërkoi që të ushtrohet një kontroll më i thelluar mbi performancën dhe cilësinë e hetimeve nga ana e prokurorëve në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Duke bërë një analizë të përmbledhur të aktivitetit të prokurorisë gjatë vitit 2013, z. Llalla u shpreh se "konstatohet një rritje e ndjeshme e ngarkesës së punës, gjë e cila obligon çdo prokuror që të impenjohet më shumë në aktivitetin profesional".

Për vitin 2014, Prokurori i Përgjithshëm kërkon nga Drejtoria e Inspektimit që të përfshijë në programet e kontrollit një numër të madh prokurorish në rrethe dhe Apel, me qëllim për të vlerësuar punën e të gjithë strukturës në një kohë sa më të shpejtë. "Opinioni publik ka një pritshmëri të lartë për puën e prokurorisë dhe për këtë arsye Prokuroria e Përgjithshme duhet t'u japë zgjidhje sa më të shpejtë çdo ankese apo shqetësimi të qytetarëve për punën e prokurorëve", theksoi Llalla.


STRUKTURE E POSACME PER KRIMIN KIBERNETIK
Lidhur me ndryshimet e pritshme gjatë vitit 2014, Prokurori i Përgjithshëm e vuri theksin te disa lloje veprash penale, të konsideruara "të reja", ku veçoi krimin kibernetik, për të cilin duhen kapacitete të afta për t'i hetuar.

"Vlerësohet shumë e nevojshme afrimi pranë organit të prokurorisë të personave që kanë njohuri të posaçme në fushën kibernetike për të zhvilluar hetime të plota dhe komplekse lidhur me ndërhyrjet në sistemet e bankave dhe të institucioneve publike. Për këtë arsye, shumë shpejt pranë Prokurorisë së Përgjithshme do të ndërtohet një strukturë e posaçme lidhur me këto vepra penale", theksoi z.Llalla.

EKSPERTET AUTOTEKNIKE PJESE E PROKURORISE
Kërkohet shtim kapacitetesh profesionale është parashikuar që ...