A1 Report - Grabitja e Babagjysherve ne TEG policia: 10 mije euro informatorit

2015-08-21 22

TIRANË - Policia e Tiranës njoftoi për vendosjen e 10 mijë eurove shpërblim për personat që kanë informacion për identitetin apo vendodhjen e 4 grabitësve të cilët të veshur si Babagjyshët e Krishlindjeve, grabitën argjendarinë brenda në Qendrën tregtare "Tirana Est Gate - TEG".

Policia e Tiranës garanton për anonimatin, ndërsa personat që e kanë këtë informcion mjafton të marrin në numrin pa pagesë 129 të policisë së kryeqytetit.

Katër personat e maskuar me veshjet e babagjyshit, grabitën mbrëmjen e 24 dhjetorit, argjendari dhe para në vlerën e rreth 200 mijë eurove. Ngjarja ndodhi në një momenti kur në qendrën tregtare kishte një dysndje qytetarësh që kryenin blerjet e festave të fundvitit.

Gjatë grabitjes nuk pati të lenduar, ndërsa automjeti përdorur prej autorëve u gjet i djegur në Surrel dhe 2 armë automatikë në një kazan mbeturinash në zonën e Senatoriumit.

Policia zbuloi se mjeti ishte grabitur në një ngjarje ku pati edhe të plagosur në Fushë-Prezë pak ditë para grabitjes.

Autorët dyshohet të jenë nga Kosova ose nga Zonat e Laçit dhe Fushë-Krujës, sipas theksit të përdorur gjatë grabitjes, por policia nuk ra asnjëherë në gjurmët e tyre.

Një grabitje e ngjashme u tentua edhe në një argjendari në Prizren ku pati dhe dy të plagosur, por babagjyshët grabitës u larguan pa arritur të marrin sendet me vlerë.