BDI: Asgjë kontestuese në idenë e përfaqësive të përbashkëta diplomatike

2015-08-21 0

Bashkimi Demokratik për Integrim arsyeton idenë për përfaqësi të përbashkëta diplomatike me disa vende të rajonit përfshirë edhe Serbinë. Sipas partisë së Ahmetit kjo paraqet praktikë evropiane dhe se paragjykimet mes vendeve të rajonit duhet të kapërcehen.

"Është praktikë evropiane e cila shfrytëzohet në shumë shtete të vogla. Do të shohim me cilat shtete Maqedonia do të ketë interes ekonomik më të mirë për të mbuluar përfaqësitë diplomatike në rajon. Nuk paragjykohet me cilin shtet, a do të jetë Shqipëria, Kosova, Kroacia, Serbia, Mali i Zi nuk është me rëndësi. Rajoni po frymon ndryshe, bashkëpunimi rajonal ka marrë një trajtë tjetër, po përgatitet i tërë rajoni për integrim në BE ku komunikimi, bashkëpunimi do të jetë i një përmase krejtësisht tjetër, andaj mendoj se duhet t'i tejkalojmë ato paragjykime të bashkëpunimit ndër rajonal. Nëse Ministria e Jashtme sheh interes në objektet e përbashkëta ose në kursimin e resurseve, mund të arrihet efikasiteti i njëjtë në përfaqësimin diplomatik, mendoj se është krejtësisht e arsyeshme", tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Lëvizja qytetare " Zgjohu" e cila më parë ka qenë drejtuar nga Artan Grubi, aktualisht shef i kabinetit të kryetarit të BDI, kërkon të dijë qëndrimin e ministrave shqiptarë për këtë propozim. Ata ironizojnë madje që çështjen e emrit të Maqedonisë ta zgjidhë Serbia.

"Lëvizja Qytetare "ZGJOHU!" pyet se deri ku mund të shkoj kjo Serbo-filizëm? Fakti që Serbia nuk e njeh Kishën Ortodokse të Maqedonisë ose që thotë se Maqedonia është Serbi e Jugut, nuk paraqet ndonjë problem as për qeverinë dhe as për qytetarët. Krijohet përshtypja se Qeveria pranon çdo propozim që vjen nga Serbia. Ndaj, i bëjmë thirrje Beogradit që të ofrojë ndonjë propozim për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe me gjasë, Qeveria e Maqedonisë ta pranojë atë sikur ka pranuar të gjitha iniciativat serbe gjer më sot. A ka kaluar ky propozim në Qeveri dhe cili është qëndrimi i përfaqësuesve shqiptarë në ekzekutiv? A do të lejojnë ata që ambasadorët shqiptarë të Maqedonisë të përfaqësojnë edhe Serbinë ose që ambasadorët e Maqedonisë në Kosovë dhe Shqipëri të përfaqësojnë Serbinë?", thuhet në reagimin e ZGJOHU.

Ish kryeministri i Maqedonisë Lupço Georgevsi, në linjë telefonike për Alsat theksoi se më këtë propozim, dëshmohet politika joparimore e qeverisë ndaj fqinjëve. Sipas tij, politika skandinave realizohet vetëm me Serbinë por jo edhe me fqinjët e tjerë.

"Kjo politikë e qeverisë së Maqedonisë është e pa balancuar ndaj shteteve të tjera fqinje. Unë do e kuptoja atë nëse kemi politikë të tillë, dhe me Shqipërinë, Bullgarinë, Kosovën, me Greqinë kemi situatë të tensionuar megjithatë kështu fitohet përshtypje se ne kemi mirëkuptim vetëm me një shtet fqinj, pavarësisht a bëhet fjalë kur duhet të festojmë së bashku historinë, të ndërtojmë përmendore së bashku, kur duhet të kemi përfaqësi të përbashkëta diplomatike ndërsa me të tjerët çdoherë zhvillojmë politikë të tensionuar dhe të ftohtë. Për VMRO Popullore ajo ë...