Pajisje e re për Institutin për transfuziologji

2015-08-21 1

Në Institutin për transfuziologji sot u promovua aparatura e re mjekësore në vlerë prej 230 mijë euro. Sipas specialistes Rozmari Kallamaris aparatet moderne janë vendosur në ambientet e ambulancës dhe laboratorit ndërsa kanë për qëllim përcaktimin e qarkullimit të gjakut nëpër arteriet e enëve të gjakut si dhe përcaktimin e grupeve të gjakut dhe faktorit RH, me çka pritet realizimi i analizave të gjakut për kohë më të shpejtë dhe më precize.

"Në pjesën laboratorike janë instaluar aparatura tjera të cilat janë që shërbejnë për përcaktimin e grupeve të gjakut dhe faktorit RH te fëmijët e sapolindur, gratë shtatzëna dhe pacientë të tjerë. Është më rëndësi të theksohet se këto aparate që janë për përcaktimin e qarkullimit periferik të arteries, janë më se të nevojshme për kontrolle te personat që janë në moshë mbi 45 vjeç dhe atë më së paku një herë në vit, këtu bëjnë pjesë duhanpirësit, ata që kanë diabet, ata me shkallë me të lartë kolesterol dhe të gjithë ata që ndjenjë shenja të lodhjes, dhimbjeve dhe ftohtësi në këmbë", deklaroi Rozmari Kallamaras, Instituti I transfuziologjisë. Alsat-M