A1 Report - Spiropali: Dhjetori i sukseshëm Doganat mblodhën 165 mln $

2015-08-21 1

TIRANE- Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali e konsideron dhjetorin 2013, si muajin më të suksesshmë të mbledhjes së të adhurave.

"Janë mbledhur 165 milionë dollarë. U realizua rekordi prej 129% .Dhjetori 2013, ka arkëtuar 40 milionë dollarë më shumw se dhjetori 2012"- tha sot Spiropali në një prononcim për median nga Ministria e Financave .

Spiropali vlerësoi si mjaft të arrirë dhe mbledhja e të ardhurave në tre mujonin e fundit të 2013,

"Në tremujorin e fundit të 2013, tetor, nëntor, dhejtor janë arkëtuar 60 milionë dollarë më shumë se viti paraardhës do të thotë më shumë para për buxhetin e shtetit për të ndërtuar rrugë, shkolla. "- tha Spiropali, duke nënvizuar se- "Arritjet e 3 muajve të fundit nuk janë rastësi, janë rezultat i një sërë reformash të ndërmarra, dhe luftës antikorrupsion duke ndërprerë rrugën korruptive u rivendosur stabilitet."

Spiropali vuri theksin dhe tek reforma e admninistratës doganore që ka ndërmarrë Drejtoria që ajo drejton "duke marrë masa për zbatimin e ligjit dhe ndëshkimin e ashpër të korrupsionit deri në nivele të administrates".

Po kështu Administrata doganore i ka kushtuar rëndësi forcimit të marrëdhënieve me biznesin.
Spiropali u shpreh se për 2014, përmirësimi i mëtejshëm i performancës doganore është një sfidë, kjo dhe në bashkëpunim me Croën Agents.
"Do përqëndrohet në opërmirësinim e vazhdueshëm të marrëdhënieve me biznesin. Parandalimin e shfaqjeve korruptive të nivelit doganor"- tha Spiropali