A1 Report - Itali, Bersani hemoragji cerebrale përfundon me sukses operacioni

2015-08-21 10

ITALI- Pas operacionit që zgjati rreth 4 orë, gjendja e ish-kryetarit të PD-së në Itali, Pier Luigi Bersani paraqitet e qëndrueshme. Sipas mjekëve të spitalit të Parmës, gjendja e Bersanit paraqitet e qetë, prognoza është e përcakuar qartë dhe pacienti ka reaguar pozitivisht pas operacionit.

Ndërhyrja kirurgjikale filloi rreth orës 18:30 dhe përfundoi afër orës 22:00. Operacioni shërbeu për të mbyllur nëpërmjet një teknike të specializuar, defektin kardiovaskular, një aneurizmë në arterien cerebrale.

"Në orët në vijim do të bëjmë një kontroll të plotë. Për momentin është ende herët që të shprehemi me bindje absolute, por prognoza mbetet në vëzhgim dhe do të na duhet të presim 72 orë. Në këtë situatë ne jemi të vëmendshëm 24 orë në 24", u shpreh Giombelli.

Hemoragjitë ndahen në shkallë nga 1 tek katra, dhe në rastin e Bersanit ishte në gradën e 3-të. Dëmet neurologjike ndahen në pesë shkallë, dhe në këtë rast gjendja e Bersanit ishte në gradën e dytë.

Free Traffic Exchange