A1 Report - Lezhë, keqmenaxhimi i buxhetit mungesë ilaçesh në maternitet

2015-08-21 0

LEZHË - Mungesa e buxhetit dhe keqmenaxhimi i të ardhurave kanë shkaktuar probleme në furnizimin e maternitetit të Lezhës me medikamente. Ky fakt konfirmohet nga vetë shefi i sherbimit ebstetrik gjinekologjik në Lezhë Pjeter Meci, sipas të cilit mungesa e ilaceve ka krijuar shpesh herë mangësi në trajtimin e pacienteve.

"Janë rreth 2400 shtrime si aktivitet në spital bashkë me repartet e tjera. Kuptohet në mangësi të vogla të medikamenteve këto të problemit të buxhetit, të menaxhimit. Them që ka qenë një vit i suksesshëm dhe dëshirojmë që për vitin që fillojmë ti kemi rezultatet akoma më të mira", shprehet shefi i Maternitetit të Lezhës, Pjetër Meci.

Gjatë vitit 2013 janë regjistruar rreth 1500 lindje dhe rreth 2400 shtrime te ndryshme. Lindja e parë e këtij viti i takon pasdites së datës 1 janar, një fëmijë e seksit femër e cila gëzon shëndet të mirë së bashku me nënën e saj.