TIRANE- Një banesë është përfshirë nga flakët në kryeqytet mëngjesin e sotëm. Zjarri ka përfshirë një banesë në katin e pestë të një pallati në rrugën "Medar Shtylla". Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset dhe ka lokalizuar flakët e zjarrit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërsa fillimisht u dyshua se kishte fëmijë brënda në banesë.
Forcat e policisë së kryeqytetit kanë mbërritur në vendngjarje, dhe po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që përfshiu banesën.