A1 Report - Fluks ne Kakavije e Kapshtice ne Muriqan radhe gati 4 km

2015-08-21 1

KAKAVIJE- Në ditën e pestë të vitit të ri, në pikat e kalimit kufitar vihet re shtim i fluksit të lëvizjes së emigrantëve.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë krijuar radhë të emigrantëve dhe automjeteve në pritje për të kaluar pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës. Në këtë të fundit radha ka qenë deri në 1 km dhe pala shqiptare po punon me 4 sportele, ndërsa pala greke me 2 sportele.

Gjatë 24 orëve të fundit, vetëm në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës kanë hyrë rreth 3570 persona dhe kanë dalë rreth 7100 të tjerë.

Po kështu, kanë hyrë 694 mjete, ndërsa në dalje janë regjistruar 1100 makina.

Bëhet me dije se pala shqiptare punon më 8 sportele, tre prej tyre në hyrje dhe 5 në dalje.

Ndërsa pala greke punon me 5 sportele, 2 në hyrje dhe 3 në dalje.

Ditën e sotme, ndryshe nga dy ditët e kaluara, vihet re krijimi i radhëve të emigrantëve dhe automjeteve në pritje për të kaluar kufirin edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 2028 persona dhe 406 automjete.

Ndërkaq, kontrolli i imtësishëm i dokumentacionit dhe automjeteve për lëndë narkotike ka shkaktuar radhë të gjata në doganën e Muriqanit në Shkodër, duke krijuar radhë deri në 4 kilometër.

Fluks dhe në Doganën e Muriqanit.
Ndërkaq Kontrolli i imtësishëm i dokumentacionit dhe automjeteve për lëndë narkotike ka shkaktuar radhë të gjata në doganën e Muriqanit në Shkodër.

Ndonëse pala shqiptare punon me katër sportele dhe ajo malazeze me tre të tillë, radha e automjeteve ka shkuar deri në katër kilometra, ndërsa shumë emigrantë presin që prej orës katër të mëngjesit në radhe për të kaluar kufirin.

Burime pranë doganës bëjnë me dije se një tjeter shkak i fluksit në doganë është edhe fakti se shumica e emigrantëve zgjedhin fundjavën për t'u larguar nga Shqipëria, ndërsa bëjnë me dije se më fillimin e javës pritet edhe normalizmi i punës në këtë pikë kufitare.

Free Traffic Exchange